Nga: Marjeta Shima
Me përhapjen e rrjeteve sociale anembanë të gjithë mund të
raportojnë një ngjarje kudo që të jenë me anë të një telefoni të pajisur me internet. Por çfarë ndodh? A
mund të quhet gjithkush gazetar?
Të jesh në pozicionin e gazetarit ose të watchdog-ut siç cilësohet
shpeshherë nuk është e lehtë. Gazetari duhet ta kërkojë lajmin. Por edhe një
qytetar I thjeshtë që shikon një ngjarje mund ta raportojë psh: poshtë pallatit
ndodh një aksident dhe ajo që mund të bëjë një qytetar është që ta publikojë në
një nga rrjetet sociale. Në publikim mund të përfshihet vendi, koha, numri I të
lënduarve nqs ka, tipi I makinave etj
.
Po për gazetarin çfarë mbetet për të bërë? Për çfarë I duhet
shkolla një studenti gazetarie?
Pikërisht këtu bëhet dallimi. Gazetari informacionin për aksidentin
mund ta marrë që në redaksi ose është njoftuar nga burimet e tij. Puna e tij që
bën dallimin me qytetarin e thjeshtë është hulumtimi: Si ndodhi ngjarja?Cili
ishte shkaku?
Kohët e fundit po I jepet mjaft rëndësi këtyre dy pyetjeve. Duket
sikur janë ndarë “detyrat”, pyetjeve kush? Ku? kur? mund ti përgjigjet edhe një
qytetar I thjeshtë, kurse pyejteve Si?Pse? e ka për detyrë ti përgjigjet
gazetari.
Një dallim tjetër midis “gazetarëve” të rrjeteve sociale dhe
gazetarëve profesionistë është se të parët kanë mungesë profesionalizmi. Një informacion
që kanë rreth një ngjarje ato e hedhin ashtu siç është kuturu, pa një strukturë,
pa I dhënë një formë publikimit të tyre, pa hulumtuar shumë, pa marrë në intervistë
burime të ndryshme. Po të qëndrojmë tek kjo e fundit mund të themi se një lajm
pa burime apo citime nuk mund të quhet I tillë. Janë burimet ato që e bëjnë më
të besueshëm një lajm. Lajmi me një burim është I vdekur.
Pra dallimi midis një student gazetarie dhe një qytetari të
thjeshtë që publikon nëpër rrjetet sociale është shkolla, e cila e formëson
studentin, e profilizon në një fushë të caktuar dhe në këtë mënyrë e përgatit për t’iu përshtatur tregut të punës.
Jo çdo kush mund të shkruajë një lajm ekonomik, por një
student gazetarie I profilizuar në fushën ekonomike përgatitet semestër pas
semestri për shkrimin e lajmeve të tilla. Pra nqs do të ngrenit një pyetje: A
po I shtohet konkurenca gazetarëve? Do ti përgjigjesha fare qartë, me përgatitjen
në 3 vite shkollim në departamentin e Gazetarisë dhe Shkencave të komunikimit, “gazetarët”
e rrjeteve sociale nuk janë aspak për tu patur frikë.
Nuk ka komente:
Posto një koment