Të marrësh pjesë në një
reality show do të thotë të bëhesh pjesë e industrisë mediatike. Kjo e fundit
vendos kushtet që I përshtaten në treg dhe që e bën më të dashur figurën e vet
në sytë e publikut. Një nga kushtet e reality show-t është izolimi që konsiston
në faktin se çdokush që futet brenda është I kufizuar në kohë dhe në hapësirë,
përballet çdo ditë me të njëjtët njerëz. Pamundësia për të ndryshuar publikun,
që në këtë rast janë bashkëjetuesit, shkakton një gjendje stresi tek secili.
Jemi mësuar që në jetën tonë të përditshme të përballemi me njerëz të ndryshëm,
situata të ndryshme dhe për çdo rast ndryshojmë “maskë”. Ndërkohë në kushtet e
izolimit ato nuk kanë mundësi të ndryshojnë “maska”, sepse edhe publiku është I
njëjtë. Vetë formati I detyron njerëzit të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin edhe
pse në jetën e tyre të përditshme nuk do të kishin qëndruar asnjë sekond bashkë.
Por a paraqitet vërtet realiteti në këto formate apo me
ndërhyrjen e industrisë mediatike gjithçka ndryshon?
Prania e kamerave në
çdo cep të ambientit të izoluar absolutisht që ndikon. Shpeshherë I frenon në
shumë sjellje, por ndodh edhe që kamera të shfrytezohet. Të gjithë duhet të
përpiqen të bëjnë çdo gjë për të rënë në sy tek publiku qoftë për të mirë apo
qoftë për të keq. Realiteti që paraqitet tek publiku është ai që media përgatit
duke e parë nga këndvështrimi dhe interesi I saj. Pra publiku merr atë që media
I servir. Opinion publik në një farë mënyre ndikohet nga media. Nqs një
personazh I paraqitet si I “dashur”do të thotë që media ka ndikuar pozitivisht
dhe anasjelltas.
Sa merret parasysh mendimi I publikut?
Një përgjigje e shpejtë mund të ishte sigurisht që merret,
publiku vendos me anë të votës. Por deri në momentin që ky votim është I
fshehtë, pra nuk ka transparencë për publikun, çdokush ka të drejtë të hedhë
hipotezën se është industria mediatike ajo që vendos se kush do të dalë nga
izolimi e kush do të vazhdojë.
E vetmja gjë që është reale në këto show janë pjesëmarrësit,
por të përshtatur me kushtet e izolimit. Ato marrin parasysh çdo gjë me ose
pavetëdije kur vendosin të bëhen pjesë e këtyre formateve
Nuk ka komente:
Posto një koment