Nga: Esmeralda Gjini
Kombëtarja Shqiptare e
futbollit vendos një rekord historik. Fitorja në ndeshjen ndaj Norvegjisë në
Oslo për eliminatoret e botërorit dhe në miqësoren ndaj Lituanisë në Qemal
Stafa me rezultatin 4-1 kanë bërë që skuadra e De Biasit të renditet e 48-ta
nga FIFA për muajn prill, duke u ngjitur kështu 16 vende më lart se një muaj më
parë. Arritjet e skuadrës së De Biasit kanë shtuar shpresat e Shqiptarëve për
një kualifikim të kuqezinjëve në Botërorin që mbahet vitin tjetër në Brazil.
Shqipëria renditet e dyta në grupin E vetëm një pikë larg nga Zvicra që kryeson
grupin. Ëndrra e shumë Shqipëtarëve për pjesmarrjen në botëror duket më afër se kurrë.
Nuk ka komente:
Posto një koment