Nga: Oligerta Rrodhe
Në
lagjen 85 (Gramsh) ka ekzistuar uzina e baterive e ishin të punësuar mijëra punëtorë.
Pas disa kohësh ajo falimentoi dhe të gjithë mbetën të papunë. Sot ajo ka
funksion tjetër. Është kthyer në vendbanim për të pastrehët. Varfëria I ka
sjell të jetojnë midis kushteve skandaloze. Mes helmit të baterive, mes
dioksidit të karbonit sepse aty ka ende mbetje baterish. Në atë godinë rrjeti I
ujsjellësit nuk funksionon, as energji elektrike nuk ka. Ajri
është shumë I rëndë, nuk mund të qëndrosh dot, por halli I detyron familjarët të
ushqehen, të flenë aty. Të jetojnë mes lagështisë, mes errësirës, pa dyer e pa
dritare.
Antoneta Shahini është një prej banoreve dhe nëna
e 3 vajzave të vogla që tregon cdo gjë me lot në sy. “ Kam jetuar në pallat por
nuk kisha mundësi të paguaja qiranë dhe me nxorrën jashtë.Nuk kisha ku të
shkoja dhe erdha këtu”.
Më
shikon me një rreze shprese dhe shprehet se është e lumtur që dikush po
interesohet për hallet e saj.
Afrohet dhe komshija e saj duke treguar dhe ajo problemet e vendin ku banon.
“
Nuk kam punë, nuk kam të ardhura, nuk marr as ndihmë ekonomike, nuk e mposht
dot varfërinë”. Fëmijët ulnin kokat kur dëgjonin nënat e tyre tek rrëfenin
problemet që kishin. Me këmbë të zbathura e duke kërkuar ushqim afrohet një
vajzë e vogël 2 vjecare. Dhe nëna I drejtohet duke I thënë se nuk ka asgjë për ti dhënë. Vajza e vogël smund ta kuptojë gjendjen e
familjes.
“
Jeta na është bërë një ferr I vërtet. Më dhemb shpirti tek shoh fëmijët në këtë
gjendje. As shtëpi, as drita, as ujë dhe mbi të gjitha as bukë. Nuk jetohet mes
errësirës, të ftohtit, mes helmit, mes varfërisë”. Duke lotuar e duke ju shuar
zëri mbyll rrëfimin e saj Antoneta.
Nuk ka komente:
Posto një koment