e enjte, 28 mars 2013

Më keq se 62 vite më parë

Universiteti politeknik i Tiranës, i njohur si universiteti “Nënë Tereza” sot është universiteti më i vjetër në kryeqytet. Po aq të vjetra sa ai janë edhe një pjesë e ambjenteve të tij. Pluhuri i harresës ka mbuluar gjashtë fakultetet e tij dhe dy degët për kërkim dhe zhvillim.
Në krye të “Bulevardit të Dëshmorëve” është e pamundur të mos dallosh godinën e universitetit politeknik. Në sheshin para tij, janë thënë dhjetra premtime elektorale. Me mijëra qytetarë kanë festuar nën shikimin e këtij universiteti. Ai ka parë dy epoka të ndryshme të historisë së vendit tonë. Ka parë të plasin para tij fishekzjarre, ka parë e dëgjuar edhe krisma armësh.
Po vetem studentët e shohin atë nga afer, vetem ata e njohin trishtimin e universitetit për kushtet që ka. Me zor mbahen disa salla të tij. Bëhet fjalë për sallat në pjesën më të lartë të universitetit, ato të kateve të fundit. Salla pa dyer dhe dritare.
Nga xhamat e thyer të dritareve dielli është i vetmi që i ndricon ambjentet e tij. Llampa të thyera, çelësa të zhdukur energjie. Në një sallë bankat mungojnë të gjitha, në një tjeter janë të krisura, disave iu mungojnë këmbët e rrine si te çala. Po në të njëjtën gjendje janë dhe karriget jetime. Disa nuk kanë pjesën mbështetëse dhe të tjera janë si drurë të kalbur. Është e vështire të ngjitesh në shkallët e pjesës qendrore të universitetit. Një pjesë e betonit të tyre është e thyer. “Mos tento të mbahesh në mbajtëset e tyre prej druri se do biesh”- tha nje student. Vërtet druri mbajtës rreth shkallëve ishte i levizshëm. Ndoshta miliona duart që janë mbajtur në to prej vitesh e kanë levizur, po askush nuk është kujtuar ta ndreqë. Ashtu sic nuk janë kujtuar të rregullojnë dhe sistemin ngrohës të këtij universiteti, ku kaldajat ngjajnë me hekurishte të prishura. Ka dicka ndyshe ky universitet nga të tjerët: ka wireless. Është epoka e internetit e vendosur keqas mbi atë të mirëmbajtjes. Duket se bota virtuale i bën studentët e këtij universiteti dhe çdo tjetër që shkel në të, që ta shohin me sy mbyllur.
Nuk mjaftojnë llampat që ka thyer nga zemërimi ky universitet, as xhamat e dritareve. Pluhuri i lodhjes që ka lëshuar mbi banKat e tij e mbi punimet e plasaritura të studentëve ka rënë dhe në sytë e personave përgjegjes. Kur sheh sa i kalbur është nga brenda godina e këtij universiteti dhe era e lagështisë së tij të çan hundët, të vjen natyrshëm dëshira të dalësh jashtë tij. Të qëndrosh me sytë nga “Bulevardi i Dëshmorëve”, pse jo të vështrosh statujën e Nënë Terezes, që të kujtohesh se jeton në vitin 2013 e jo 100 vite më parë.

                                                                                                                                      Entila Cuka

4 komente:

  1. pyes veten cfare niveli studentesh presin te kene kur mesimi behet ne ato kushte primitive?ua paskan mbyllur gojen me wireless...

    PërgjigjuFshije
  2. S'kuptoj pse flitet per kaq shume dixhitalizim, avancime teknologjike, dhe financime te privatit kur shoh nje universitet publik me kushte te tilla nga i cili burojn njerz qe mesojn mbi keto teknologji dhe i zhvillojn ato.

    PërgjigjuFshije
  3. po fundja cfar jan 2500 euro ne vit???pffff...asgje....duhen me shum, me shum...

    PërgjigjuFshije