e enjte, 21 mars 2013

ALARM PEDOFILIE APO ALARM GAZETARIE?!



   Kryefjala e kësaj jave në gazetat e shkruara apo ato online është rasti i “monstrës pedofil “.
Shkrime të mbushur me detaje ku pershkruhen veprat që ai ka kryer, deklaratat e tij, deklaratat e personave të afërt me të …me pak fjalë, cdokush qe mund ta ketë parë qoftë dhe një herë të vetme Ardian Përrenjasin, ka të drejte të dalë në faqet e para të gazetave!!
   Shqetësues është fakti sesa larg gazetarët shkojnë per ta shitur shkrimin e tyre. Të pershkruash me detaje sesi një pedofil ka kryer marredhënie me një te mitur nuk është gazetari. Të bësh publik emrin e një te mituri të dhunuar nuk është gazetari. Kjo është gazetari bulevardeske që synon ta shesi veten duke prodhuar dhunë, dhe sic dihet dhuna shet!
   Duhet raportuar fenomeni, duhet raportuar sesi organet e drejtësisë e gjykojnë këtë rast, sesi mund të parandalohen këto raste, sesi informacioni nga zyrat e policisë del kaq thjesht.
   Nuk ekziston asnjë shkrim ku të raportohet sesi ndihmat e specialistëve mund ta ndihmojnë këtë të mitur të kaloje këtë traumë qe ai përjetoi.
   Perkundrazi media po abuzon me të …dhe kjo nuk është gazetari, është pedofili!


                                                                                                                                                           V. P.

4 komente:

  1. keto dite mediat shqiptare kane treguar realisht nivelin e etikes qe ato kane dhe eshte per te ardhur keq...e c'vlere ka falja e Anila Bashes pasi atij femije i eshte shkaterruar jeta?keta njerez te etur per fame po e fundosin gazetarine shqiptare edhe me teper nga c'eshte!

    PërgjigjuFshije
  2. Nese bene nje anket ne rruget e shqiperis mbi dhunen apo lajmet te kesaj natyre do te shohim qe shumica e njerzve nuk duan ti degjon keto lajme. Kjo me con ne perfundimin qe televizioni ne shqiperi shet cdo gje qe prodhon sidmos tek brezat me te vjeter qe nuk e kane adaptuar risit teknologjike e kohes.

    PërgjigjuFshije
  3. Artikull skandaloz !! Ku eshte etika gazetareske ?! A ekziston ajo ne Shqiperi ?!
    Cfare jan kto drejtues mediash qe duan te shesin , duke shkaterruar jeten e nje femije te pafajshem :(

    PërgjigjuFshije
  4. vazhdoj te mos ta kuptoj pse duhej te publikoheshin ato detaje?pse nuk e dine njerezit c'do te thote perdhunim?duhet saktesuar?

    PërgjigjuFshije