Universiteti politeknik i Tiranës, i njohur si universiteti “Nënë
Tereza” sot është universiteti më i vjetër në kryeqytet. Po aq të vjetra
sa ai janë edhe një pjesë e ambjenteve të tij. Pluhuri i harresës ka
mbuluar gjashtë fakultetet e tij dhe dy degët për kërkim dhe zhvillim.
Në
krye të “Bulevardit të Dëshmorëve” është e pamundur të mos dallosh
godinën e universitetit politeknik. Në sheshin para tij, janë thënë
dhjetra premtime elektorale. Me mijëra qytetarë kanë festuar nën
shikimin e këtij universiteti. Ai ka parë dy epoka të ndryshme të
historisë së vendit tonë. Ka parë të plasin para tij fishekzjarre, ka
parë e dëgjuar edhe krisma armësh.
Po vetem studentët e shohin atë
nga afer, vetem ata e njohin trishtimin e universitetit për kushtet që
ka. Me zor mbahen disa salla të tij. Bëhet fjalë për sallat në pjesën më
të lartë të universitetit, ato të kateve të fundit. Salla pa dyer dhe
dritare.
Nga xhamat e thyer të dritareve dielli është i vetmi që i
ndricon ambjentet e tij. Llampa të thyera, çelësa të zhdukur energjie.
Në një sallë bankat mungojnë të gjitha, në një tjeter janë të krisura,
disave iu mungojnë këmbët e rrine si te çala. Po në të njëjtën gjendje
janë dhe karriget jetime. Disa nuk kanë pjesën mbështetëse dhe të tjera
janë si drurë të kalbur. Është e vështire të ngjitesh në shkallët e
pjesës qendrore të universitetit. Një pjesë e betonit të tyre është e
thyer. “Mos tento të mbahesh në mbajtëset e tyre prej druri se do
biesh”- tha nje student. Vërtet druri mbajtës rreth shkallëve ishte i
levizshëm. Ndoshta miliona duart që janë mbajtur në to prej vitesh e
kanë levizur, po askush nuk është kujtuar ta ndreqë. Ashtu sic nuk janë
kujtuar të rregullojnë dhe sistemin ngrohës të këtij universiteti, ku
kaldajat ngjajnë me hekurishte të prishura. Ka dicka ndyshe ky
universitet nga të tjerët: ka wireless. Është epoka e internetit e
vendosur keqas mbi atë të mirëmbajtjes. Duket se bota virtuale i bën
studentët e këtij universiteti dhe çdo tjetër që shkel në të, që ta
shohin me sy mbyllur.
Nuk mjaftojnë llampat që ka thyer nga zemërimi
ky universitet, as xhamat e dritareve. Pluhuri i lodhjes që ka lëshuar
mbi banKat e tij e mbi punimet e plasaritura të studentëve ka rënë dhe
në sytë e personave përgjegjes. Kur sheh sa i kalbur është nga brenda
godina e këtij universiteti dhe era e lagështisë së tij të çan hundët,
të vjen natyrshëm dëshira të dalësh jashtë tij. Të qëndrosh me sytë nga
“Bulevardi i Dëshmorëve”, pse jo të vështrosh statujën e Nënë Terezes,
që të kujtohesh se jeton në vitin 2013 e jo 100 vite më parë.
Entila Cuka
e enjte, 28 mars 2013
e hënë, 25 mars 2013
Sa vlen një fotografi
Këto pamje nuk janë
shumë të rralla. Besoj se ju ka ndodhur
shpesh që të shihni fotografi te tilla
tronditëse por ndoshta pak më rrallë(ose aspak) mund t’i keni bërë vetes
pyetjen: “A do ta beja unë atë fotografi?”.
Çmime
prestigjoze janë fituar me fotografi të tilla por nga ana tjetër, prej tyre janë
ngritur edhe diskutime
të mëdha. A është etike një sjellje e tillë? A duhet ta kalojë profesionalizmi
humanizmin? Apo gazetari duhet të bëjë punën e tij, pavarësisht rrethanave? Ka nga
ata që mendojnë se një sjellje e tillë është çnjerëzore dhe se gazetari duhet të
jetë njeri në radhe të parë , por ka dhe
nga ata qe mendojnë se gazetari duhet të bëjë detyrën.
Ju si mendoni?
Kristi Tashi
e enjte, 21 mars 2013
ALARM PEDOFILIE APO ALARM GAZETARIE?!
Kryefjala e kësaj jave në gazetat e shkruara apo ato online është rasti i “monstrës pedofil “.
Shkrime të mbushur me detaje ku pershkruhen veprat që ai ka kryer, deklaratat e tij, deklaratat e personave të afërt me të …me pak fjalë, cdokush qe mund ta ketë parë qoftë dhe një herë të vetme Ardian Përrenjasin, ka të drejte të dalë në faqet e para të gazetave!!
Shqetësues është fakti sesa larg gazetarët shkojnë per ta shitur shkrimin e tyre. Të pershkruash me detaje sesi një pedofil ka kryer marredhënie me një te mitur nuk është gazetari. Të bësh publik emrin e një te mituri të dhunuar nuk është gazetari. Kjo është gazetari bulevardeske që synon ta shesi veten duke prodhuar dhunë, dhe sic dihet dhuna shet!
Duhet raportuar fenomeni, duhet raportuar sesi organet e drejtësisë e gjykojnë këtë rast, sesi mund të parandalohen këto raste, sesi informacioni nga zyrat e policisë del kaq thjesht.
Nuk ekziston asnjë shkrim ku të raportohet sesi ndihmat e specialistëve mund ta ndihmojnë këtë të mitur të kaloje këtë traumë qe ai përjetoi.
Perkundrazi media po abuzon me të …dhe kjo nuk është gazetari, është pedofili!
V. P.
Magjia e fushates elektorale
Semaforë të rinj në Tiranë? Çfarë ka ndodhur? Qeveria është zgjuar me humor të mirë? Jo. Kjo është magjia e fushatës elektorale.
Është kjo periudha e mrekullueshme në të cilën shtrohen rrugë, ndërtohen shkolla etj, etj. Tani çdo gjë është perfekte. Madje edhe këto përmbytjet e fundit s'duket të kenë ndonjë rëndësi të madhe(!) tani që qeveria ka pushtuar të gjitha ekranet e televizioneve me buzëqeshjet 32-dhëmbëshe për arritjet e tyre të fundit.S’do ishte keq të kishim pak më shpesh zgjedhje elektorale, apo jo?
New traffic lights in Tirana? What has happened? The govenment has woken up in a good mood? No. This is the magic of electoral campaign.
It's this wonderful period of time when streets are built, schools are built etc, etc. Now everything is perfect.
Even these last floods don't seem to be very important(!) now that the government has invaded all tv screens with their 32-teeth smiles about their last achievements.
It wouldn't be bad if we had elections a little more often, right?
Kristi Tashi
e martë, 19 mars 2013
Abonohu te:
Postimet (Atom)